Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Së bashku me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare Shkodër, të afërm dhe familjarë, nderuam kujtimin e heronjëve të popullit, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha e Ahmet Haxhia duke bërë homazhe pranë bustit të “5 Heronjve të Vigut”.
21 Gushti i 1944, shënon betejën mes 5 partizanëve të rënë dhe bashkëpunëtorëve nazi-fashist, në Vig të Mirditës, të cilët me një heroizëm të pashembullt, luftuan për atdheun dhe popullin.