Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar dy punonjës të HEC-it të Valikardhës. Punonjësit ishin duke punuar te liqeni Bardhë në Bulqizë kur janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Dy punonjësit e HEC-it kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital. Policia është vënë në kërkim të autorëve.