Rikthehet në “shtëpinë” e tij Esin Hakaj. Ndërsa mbrëmë erdhi konfirmimi zyrtar, sot KF Vllaznia ka bërë prezantimin zyrtar, ku Hakaj ka dalë me fanelën e Vllaznisë në dorë. Po ashtu, klubi kuqeblu ka njoftuar në faqen zyrtare në Facebook:
ZYRTARE
Esin Hakaj është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Ai ka firmosur kontratën me drejtuesit e klubit dhe është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.