Një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. I riu me iniciale F.T. është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjarët e tij.
Ai është dërguar pa shenje jete në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.