Një ngjarje e rëndë është verifikuar mbrëmjen e kaluar. Një shtetas 52 vjeçar i ka dhënë fund jetës për shkaqe akoma të pasqaruara. Sipas burimeve policore, personi që është vetëvrarë është Agron Kapucaj, banor i fshatit Aliaj i Bajzës së Kastratit në Malësinë e Madhe.
Lajmi është bërë i ditur sot, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Një nga pistat e mundshme, është ajo e depresionit, ndërsa mësohet se ai njihej si një person mjaft punëtor.