Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.
Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.