Shkruan në Facebook deputetja e zgjedhur e PD Shkodër Emilia Koliqi: Plazhi i Velipojës, vijon të presë një numër të madh turistësh, duke ofruar një qëndrim të këndshëm për të gjithë ato që zgjedhin të kalojnë pushimet aty.
E gjitha kjo, falë natyrës së mrekullueshme dhe punës së palodhur të bizneseve të vogla e të mesme.
Bashkia Shkodër me të ardhurat e veta, ka realizuar investime në infrastrukturën rrugore, duke krijuar lehtësi për aksesin por edhe përfitimin e shërbimeve në plazh.
Infrastruktura rrugore, sistemi i kanalizimeve, ndriçimi, pastrimi e gjelbrimi janë prioriteti i Bashkisë Shkodër, duke krijuar një infrastrukturë publike me rol të rëndësishëm në rritjen e numrit të vizitorëve.
Duke marrë parasysh rëndësinë e sektorit turistik për ekonominë e qytetit të Shkodrës, kërkojmë me ngulm rritjen e investimeve nga Qeveria, si dhe zbatimin e parimeve kushtetuese të shpërndarjes së barabartë të investimeve në të gjithë territorin e Shqipërisë.