Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme. Në fjalën e fundit të mandatit të dytë qeverisës, Rama porosit ministrat aktualë që të vazhdojnë punën deri ditën e fundit.
“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme. Ju do të vazhdoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot.
Kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4 vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një informacion të mirë qeverisës, një kryesi efektive, por edhe një stol rezervash të gjata, për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës. Ky është avantazhi i madh në krahasim me rivalët dhe duhet bashkë ta kultivojmë këtë avantazh”, tha Rama.
Një falenderim kishte për të gjithë ministrat: “Me shumë mirënjohje për secilin prej jush. Ju falënderoj edhe njëherë për këtë periudhë sfiduese. Ishte një nder për të gjithë në. Uroj që ta mbani të tillë para syve pavarësisht nëse do të jenë apo jo në mbledhjen e qeverisë së re.”