Klubi i Futbollit Vllaznia në funksion të mbështetjes për talentet e reja nga Akademia Futbollit Vllaznia por edhe të gjurmimit dhe ndjekjes së lojtarëve të spikatur kryesisht brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj në shërbim të një merkatoje cilësore po ndërton mekanizmat e nevojshme me specialistë të njohur të futbollit.
Për këtë qëllim dhe në shërbim të ndjekjes se talenteve dhe lojtarëve të spikatuar, sot Klubi Futbollit Vllaznia njofton se ka nënshkruar me ish-futbollistin e njohur shkodranë z.Auron Miloti, i cili zotëron licensën UEFA PRO dhe ka eksperience pune si traineri në ekipet austriake. /Njoftim i KF Vllaznia sha në faqen zyrtare në Facebook/