“Puthu me Milon” është një nga shprehjet e famshme, e cila tashmë përdoret nga Jugu në veri për të treguar apo personifikuar diçka thuajse të pamundur. Një profil në Facebook i avokates së mirënjohur Mirela Çela Jorgo, ka hedhur dritë mbi këtë “mister”. Madje, është ilustuar me foto edhe Milo i famshëm, për të cilin u krijuar edhe shprehja që përdorim të gjithë sot.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK
Personi në foto quhet Milo Barkmadhi. Ka qene shofer i birrës Korça e mê pas teknik derisa doli ne pension. Nga Milo ka dalë edhe shprehja e famshme “PUTHU ME MILON” (që ka qenë slogan i birrës më vonë) pikërisht se nuk e përqafoje dot ngaqë nuk të linte barku i tij i madh.
Foto e vitit 1960 nga nje reporter gjerman.