Një i moshuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi ka patur nevojë për ndihmë mjekësore. Mësohet se 72 vjeçari nga Shllaku, është paraqitur me plagë arme gjahu në krahun e tij. Sipas policisë së Shkodrës, ai është plagosur në rrethana të paqarta, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Shkodër /Informacion paraprak
Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.