Sot Ate Zef Pllumi, frati i mençur shqiptar, ka ditën e lindjes. Autori i manifestit historin “Rrno për me tregue”, është kujtuar sot nga shumë personalitete por edhe njerëz të zakonshëm. Ledi Shamku Shkreli, gjuhëtare e njohur dhe ish- deputete, ka patur një marrëdhënie të veçantë me at Zef Pllumin.
Pikërisht në ditën e sotme të lindjes së fratit të njohur, ajo ka risjellë në vëmendje një nga porositë e At Zef Pllumit. Në publikimin e saj në Facebook, Ledi Shamku Shkreli shkruan:
IN MEMORIAM PADER ZEFI – n’ditën e lemjes
“O Pader, a po m’nig’jon? Kurrgja ma fort se shkolla, pafer! Na si komb o varza jeme nuk kena nevojë për gjylpana n’tule, po për gjylpana n’mendje”.
Shumë t’kam dashtë, o Frati me konop i Tiranës civile që kish nis me mendu hapët edhe falë teje. Rujna Pader!