Partia Socialiste do të zhvillojë në 2 shtator mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Në mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka dërguar anëtarëve thuhet:
Të nderuar anëtarë të AK!
Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!