Kur ka sukses, sigurisht qe trajneri merr pjesen me te rendesishme te meritave, por kur ka deshtim kuptohet qe ai duhet te marre pergjegjesite. Keshtu duhet te veproje edhe trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç. Ai duhet te marre pergjegjesite e tij per humbjen 0-3 ne finalen e djeshme te Superkupes ndaj Teutes.
Pergjegjesi qe vijne prej ndertimit te formacionit, skemes se lojes, apo dhe zevendesimeve te bera. Mbase edhe ne ndonje aspekt tjeter. Vertete humbja erdhi kryesisht prej gabimeve personale te njerit apo tjeter futbollist, por kuptohet qe te gjithe kane pergjegjesi.
Vllaznia e djeshme nuk ishte ajo Vllaznia entuziaste qe kemi pare gjate sezonit te kaluar apo dhe gjate ndeshjeve te Kupave te Europes. Kjo e djeshmja ishte nje skuader qe nuk ishte mire as ne porte, as ne mbrojtjes, mesfushe dhe as ne sulm.
Dhe ketu padyshim qe ka faj edhe stafi teknik. Ndoshta ai do ende kohe per ta bere gati skuadren sepse kane ikur e ardhur jo pak lojtare, megjithate pritshmerite per kete Vllaznine sivjet jane shume te medha dhe Brdariç duhet ta dije kete gje.
Ai vertete tha dje pas humbjes me Teuten se Vllaznia do te jete me e forte pas kesaj ndeshje, por kete duhet ta tregoje ne fushen e lojes dhe jo ne deklarata. Starti i kampionatit “eshte flake” dhe nuk do kete kohe per gabime. /ShkodraSport/