Gentian Huti është një mjek që unë e njoha vetëm para dy javësh. Sapo rezultova pozitiv me Covid, nisën të më shkruajnë shumë miq duke më sugjeruar mjekë të ndryshëm që mund të më ndiqnin.
Në ato momente konfuzioni, më shkruan Mimoza Picari e cila më sugjeroi pikërisht Gentin. “E ke dhe shkodran” – më tha mikja ime e vjetër. Mjaftoi vetëm t’i shkruaja dy rreshta në WhatsApp dhe mjeku i Spitalit Amerikan, për mua ende i panjohur, nisi një kontakt të përditshem duke më ndjekur në distancë si mua ashtu edhe gruan time.
Në gjithë ditët e sëmundjes, njoha një person i cili përveçse mjek, ishte dhe psikolog. Dhe unë që i bëja çdo ditë nga ato pyetjet e robit të frikësuar:
Doktor, më janë zënë hundët.
Doktor temperatura vazhdon.
Doktor kam dhimbje trupi.
Doktor tashti më ra temperatura. Ça të bëj.
Gjithmone Genti me pergjigjet gati.
“Ok, mos u shqetëso. Gjithçka do të shkojë mirë….”.
Ka dy javë që e kam njohur. Ende si kam shtrënguar dorën. Ende si kam thënë mjaftueshëm faleminderit. Më e pakta që mund të bëj, është ta falenderoj publikisht. Njeriun përpara mjekut. Faleminderit nga zemra.
Dhe për fund edhe Moza. Mesazhet tuaja të përditshme, këshillat dhe mbështetja, janë diçka që të mbetën në kujtesë. Përjetë. Faleminderit me zemër.
Taulant dhe Ronila Lushani Kopliku /Publikuar në Facebook/