Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për David Qosen, i cili një vit më parë, gjatë një aksioni për kapjen e tij në Torovicë të Lezhës, vrau efektivin e policisë Ardian Kodra. Edhe pse në gjyq, Qosja pretendoi se kishte probleme mendore, ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.
Pasi ka hetuar ngjarjen, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që ai të dënohet me burg të përjetshëm. Ai akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së 2 policëve
Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në Lezhë, ku FNSH e Shkodrës kishte shkuar në ndihmë të Policisë vendore të Lezhës pas njoftimit se një person po terrorizonte banorët në fshatin Torovicë.
Por, Qosja, zbrazi automatikun në drejtim të efektivëve të FNSH, duke lënë të vdekur Ardian Kodrën.