Vllaznia do ta nisë sezonin e ri të Kategorisë Superiore ndaj Laçit në transfertë, ne ndeshjen qe do te luhet diten e shtune ne oren 13.45.
Fituesit e Kupës së Shqipërisë do të kenë një ndeshje të vështirë që në startin e kampionatit, ndërsa do të synojnë që ta nisin këtë kampionat me një rezultat pozitiv. Për këtë takim, trajneri Brdariç do të ketë 4 mungesa për shkak dëmtimesh.
Mbrojtësit Fangaj e Bulatovic si dhe sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe Gjurgjeviç e kanë të pamundur të zbresin në fushë pasi nuk janë rikuperuar ende dhe do të humbasin kështu ndeshjen e parë të këtij sezoni të ri.
Alternativat te Vllaznia nuk mungojnë dhe Brdariç pritet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Me to, skuadra shkodrane padyshim qe do te tentoje te fitoje dhe ta nise mbare kampionatin e ri ne te cilin pretendon te marre maksimumin.