Policia e Shkodrës ka kapur autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të vëllezërve gjatë paradites së djeshme në qytetin verior Xhevair Fikaj ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një sherri për motive pronësie, qëlloi fillimisht me sende të forta shtetasin Lad Gruda dhe më pas me armë edhe vëllain tjetër Ilir Grudën.
Fikaj kishte blerë një tokë me dokumente të rregullta për të cilën vëllezërit Gruda kishin po ashtu pretendime dhe gjatë ditës së djeshme kishin shkuar për të vendosur kufijtë. Të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Shkodrës.