U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për raundin paraeliminator të Kupës së Shqipërisë. Laberia dhe Luzi janë dy skuadrat që janë kualifikuar për në raundin e ardhshëm.
Labëria mposhti në shtëpi Devollin me rezultatin e pastër 3-0, ndërkohë që Luzi shtangu Sopotin, duke e mposhtur me rezultatin 1-2. Kjo përballje u zhvillua në stadiumin e Librazhdit, ndërkohë që Labëria mposhti Devollin në kompleksin sportive të Nartës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për labët, teksa në të dytën vendasit shënuan edhe 2 herë të tjera. Në raundin e parë, Labëria do të ndeshet me Vllazninë, ndërkohë që Luzi do të këtë përballë Teutën.
Ndeshjen e pare ekipi shkodran do ta luaje ne transferte ndaj Laberise me 22 shtator, ndersa te kthimit do ta luaje ne fillim te tetorit ne Shkoder.
Skuadra shkodrane eshte fituese e Kupes se Shqiperise ne fuqi dhe padyshim qe nuk perben asnje problem ky kundershtar sepse synimet e saj jane serish ambicioze per ta fituar edhe sivjet kete trofe.