Starti i mbare i kampionatit me nje fitore 5-3 ne Laç e ka gezuar pa mase presidentin e Vllaznise Alban Xhaferi. Pas perfundimit te kesaj ndeshje, ai ka dhene nje prononcim per mediat ku fillimisht ka vleresuar fitoren ndaj kurbinasve.
“Beme nje ndeshje spektakel ne Laç, ishte nje perballje shume e forte, u shenuan shume gola dhe padyshim qe kjo fitore ishte nje start i shkelqyer i kampionatit nga ekipi i Vllaznise. Ishte nje fitore e jashtezakonshme e ekipit tone, por eshte vetem fillimi i kampionatit dhe çdo ndeshje duhet ta marrim me seriozitet maksimal.
Skuadra me pelqeu per grinte qe shfaqi ne fushe, me pelqeu per reagimin qe pati pas barazimit momental, arriti te shenonte serish e ta kontrollonte lojen, deri tek goli i fundit pastaj qe vulosi fitoren perfundimtare.
Aralica ishte fantastik ne ndeshjen ndaj Laçit por une nuk dua te ndalem tek emra te perveçem sepse ne ekip kemi 25 lojtare. Jemi nje grup i cili fiton bashke, gezojme bashke dhe ecim perpara te gjithe sebashku”- eshte shprehur ne fillim Xhaferi.
Por tashme vemendja eshte spostuar nga Laçi tek Teuta, sfida e rradhes, ajo qe do te luhet te shtunen ne Shkoder. Presidenti i kuqebluve me kete rast ka edhe nje thirrje per tifozet kur shprehet:
“Duhet te fokusohemi maksimalisht tek sfida e rradhes me Teuten. Dua t’u bej thirrje tifozeve per te ardhur e per te mbushur stadiumin “Loro Boriçi” brenda atyre parametrave qe lejohet ne menyre qe ta kthejme te shtunen ne dite feste”.