“Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe sigurisht në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet, gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi”. Kështu deklaroi kancelarja Angela Merkel në konferencën për mediat me kryeministrin Edi Rama e pyetur nëse “Open Balkan” mund ta zëvendësojë Procesin e Berlinit. Ajo tha se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë.
“Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunojë vitet e fundit dhe të qëndrojë ulur. Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor. Macron e ka shëtitur të gjithë rajonin, kemi zhvilluar bashkërisht takime në Berlin sikundër kemi punuar së bashku në kuadër të proceseve të ndryshme. Kurz është një mik i rajonit dhe çdo kancelar tjetër do jetë mik i rajonit.
Interesi për të bashkëpunuar me këtë rajon është vërtet i madh. Këtë e kemi treguar. Unë vij nga Gjermania Lindore dhe kam parë se çfarë force, energjie duhet për të kapërcyer pengesat historike. BP ka shumë miq në Europë dhe më lejoni t’ju siguroj për këtë”, deklaroi Merkel.