Kjo foto e Artistes të madhe Justina Aliaj është shumë e rrallë. Kur është shkrepur kjo foto, Justina atëherë ishte vetëm 17 vjeç, por talenti i saj kishte shpërthyer shkëlqimplotë.
Dukej si një uragan që nuk e ndalte dot kush. Sepse talentet ashtu janë të pandalshëm, por Justinën do ta ndalte disa vjet më vonë diktatura, pas festivalit të 11 të këngës, kur do të interpreton këngën e Agron Xhungës “Në ekranin e televizorit” e ajo ishte vetëm 20 vjeçare!
Për Justinën në këtë moshë, në moshën më të bukur, do të fillonin vitet e frikës. Por le t’i kthehemi fotos. Është një foto që bën histori, jo vetëm për të gjitha ato që kam përmendur më sipër, por kryesorja është se kjo foto është shkrepur nga i madhi Prenk Jakova!