Dy termete njëri pas tjetrit, kanë lëkundur Veriun e Shqipërisë në orët e para të ditës së sotme. Lëkundja e parë është ndjerë orën 04.19 dhe ka qenë mjaft e fortë. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, termeti ka qenë 4.1 ballë sipas shkallës Rihter, një thellësi 10 km dhe është ndjerë 26 km në LindjeJugLindje të Podgoricës dhe 12 km në VeriVeriPerendim të Koplikut. Lëkundjen janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës.
Lëkundja e dytë është ndjerë në orën 04.38 dhe ka qenë me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 km në Perendim të Prizrenit dhe 24 km në LindjeJugLindje të Podgoricës. Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundja e termatit.