Pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD ka patur reagime të shumta. Gjatë ditës së sotme mesohet se, Kryesia e FRPD i ka dërguar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut te Keshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas perjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.
“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në shkresën e FRPD.