Ka dalë nga qelia këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina. Gjykata në Kosovë ka refuzuar ekstradimin për në Shqipëri. Këngëtarja e mirënjohur u arrestua teksa futej në Shqipëri, në zotërim të dy armëve, pistoleta.
Fillimisht, ajo u vendos në “arrest shtëpie” në Kukës, ndërsa më pas theu masën e sigurisë duke u larguar nga Shqipëria. Pas shpalljes në kërkim dhe kthimit në Kosovë nga pushimet me partnerin e saj, Morina u arrestua nga policia e Kosovës me synim ekstradimin.
Ditën e sotme, një gjykatë në Kosovë vendosi refuzimin e ekstradimit, duke rikthyer në liri të plotë këngëtaren e njohur nga Kosova.
Sipas avokatit të artistes, Fanol Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe gjithashtu i është ndërprerë masa e paraburgimit. “Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”,- tha Krasniqi.
LEXONI EDHE: Merr fund arratia e këngëtares së njohur, kërkohej nga drejtësia shqiptare, Fjolla Morina prangoset në Prishtinë…
NDODH EDHE KËSHTU – E sajoi për ti shpëtuar burgut, analizat tregojnë se Fjolla Morina nuk është shtatzënë…
Mori disa ditë më parë një makinë luksoze nga një person misterioz, sot këngëtarja e njohur u kap me patllake në çantë