Shkodra tronditet nga termeti me magnitudë 4.3 ballë sipas shkallës Rihter. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundjet janë ndjerë 30 km në LindjeJugLindje të Podgoricës dhe 2 km në VeriPerendim të Koplikut.
Thellësia e goditjes ishte 2 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Tiranë. Pak më herët, ka patur një tjetër lëkundje të regjistruar të shkallës 3.1 Rihter. Edhe në orët e para të ditës së sotme, janë ndjerë lëkundje në të njëjtën zonë, por me amplitudë më të ulët. Deri në këto momente nuk ka lajme për dëme të mundshme nga termeti.