Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajç, në aksin Lezhë-Shkodër dhe sipas policisë, një “Benz” është përplasur me motoçikletën, ku po udhëtonin burrë e grua.
“Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë së si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Liza Daija, 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi Fran Daija, 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në një njoftim të policisë.
NJOFTIMI I PARË I POLICISË
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.