Pak momente nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku u vranë me armë zjarri 2 persona dhe 1 tjetër mbeti i plagosur dalin në dritë të tjera detaje. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Lushnje – Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’.
Sipas policisë, dyshohet se mjeti i përket autorëve të dyshuar të atentatit të cilët i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët. Atentati ndodhi pranë komisariatit të qytetit, tek “Ura e Prroit”, teksa viktima janë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Personi i plagosur është identifikuar me inicialet M.Xh, 26-vjeç dhe ndodhet në gjende të rëndë në spital. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë vendore. Mësohet se Çako ka mbledhur strukturat lidhur me ngjarjen në fjalë. Sakaq, në vendin e krimit ndodhen forcat RENA.
Viktima Jurgen Hoxha
Viktima Zamir Latifi