Edhe deputeti i Qarkut Shkodër Zef Hila ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare maratonë të votbesimit të qeverisë “Rama 3”. Ai ka sjellë në vemendje problematikat e zonës së Bashkisë Vau- Dejës, ku Hila ka qenë edhe kryebashkiak.
Në mbyllje të fjalës së tij deputeti i PD- së Zef Hila, ka thënë se “Ne do të jemi zëri i qytetarëve deri në zgjidhjen e problemeve që do të ketë zona”. Përfundimi i fjalimit të deputetit të Shkodrës është shoqëruar me duatrokitjet e kolegëve të tij në sallën e Kuvendit.