“Do ta përqafoj por më pas do ti shkul veshin”. Renato Pecorelli, babai i Davide, nuk e mban vendi. Është i mallëngjyer, flet për djalin e rigjetur pas 8 muajve por në të njëjtën kohë, 86 vjeçari në shtëpinë e tij në Lama, tregon në mënyrë të kthjellët telefonatën e nuses, ish- gruas, që i ka dhënë lajmin shumë të bukur.
“Shpresoja, edhe pse kishte kaluar shumë kohë: ajo më tregoi menjëherë se kishte folur me Davidin tim dhe që ishte mirë, tani mezi pres ta rishoh, kështu që do të më tregojë se çfarë ka ndodhur në ato anë…”.
Ngjan vertetë me skenarin e një libri historia e Davide Pecorelli, 45 vjeç, sipërmarrës nga Lama di San Giustino në Itali, i gjetur dje pas mbytjes së një gomoneje në afërsi të Livornos, pranë një ishulli. Duket se ka qenë me pushime aty rrotull. Mëse 6 muaj pa patur lajme nga ish- arbitri i Arezzo, më pas kthesa e madhe me 17 shhator.
Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli zyrtarisht ishte zhdukur në Pukë, në Shqipëri, ku kishte bërë një udhëtim pune: në atë vend kishte takuar edhe titullarin e një qendre estetike. Gjurmët e tij u ndalën brenda një makine tip “Skoda” e marrë me qira dhe e gjetur e vdekur bashkë me disa gjëra personale dhe fragmente kockore që në fakt, nuk iu atribuan atij asnjëherë.
Më pas, kthesa e papritur dhe me detaje që duhen akoma të sqarohen. Sot do të dërgohet në tokë dhe ka njoftuar se dëshiron të paraqitet në Prokurorinë e Perugia për të dhënë shpjegime. /Përktheu dhe përshtati nga italishtja ShkodraWeb/