Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lulzim Basha, pasi ky i fundit u zotua se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit apo zhvillimin e referendumeve për vendimin e përjashtimit të tij.
Berisha thekson se Lulzim Basha është në pazar me Edi Ramën dhe se ai është i kënaqur të qëndrojë në opozitë edhe 80 vjet.
Për ish kreun e PD-së Kuvendi do mblidhet në përputhje me statutin e PD-së. “Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes”, shkruan Berisha.
REAGIMI I PLOTE I SALI BERISHES
Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb