Të doli borxhit “Doni”…(emri i shkurtuar me të cilin Llalla e etiketonte në publik ambasadorin amerikan Donald Lu)…. Po ti, nuk dëgjoje nga ai vesh. Sepse ATA, miqtë e tu, që të kishin vënë aty, të fërkonin krahët, duke të thënë: “Jepi Tiku, sa të jemi ne pas teje, ty nuk të gjen gjë”…
Por ATA, miqtë tu, që ti bëje be e rrufe, se nuk do i arrestoje kurrë, tashmë nuk të ndihmojnë dot. U ka marrë ferra uratën dhe jane në listë pritje. Dikush që është shpallur “non grata” si ty, pret urdhër- arrestin si Pinoçeti.
Ndërsa dikush tjetër, pret ti sjellin statusin “non grata” sapo të dorëzojë detyrën… E nise dhe e mbarove mandatin me batutën: “Do bëj arrestime në shtator”…. Në fakt të vetmet arrestime, që munde të bësh në shtator, janë:
1)- une dhe celularët e mi, që më morët live nga studio e OPINION me 15 shtator 2016 (në fakt 2 celularët nuk mi keni kthyer edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vite)
2)- dhe veten tënde, me vendim arresti të formës së prerë, me 22 shtator 2021…
Bëhu i fortë Tiku. Në fund të fundit, populli yne thotë: “Burgu, është për burrat”… /Publikuar në Facebook nga Artan HOXHA, gazetar/