Shkruan në Facebook deputeti i PS- së për Qarkun Shkodër: Nje kafe miqesore me miqte dhe bashkepunetoret e mi ne Shkoder nuk eshte vetem kenaqesi. Biseda te çmuara, mendime te pjekura e shqetesime qytetare per qytetin. Ndihet pritja, padurimi i qytetit dhe besimi qe do fillojme shume shpejt, po dhe frika nga zhgenjimi.
Nese do ta kisha ne dore tha njeri, do ta filloja nga rendi dhe çlirimi i mentalitetit te te forteve dhe do te forcoja universitetin per ta bere qytet Universitar rajonal. Po dhe qender kulture.
Nje tjeter mendon se zona industriale do te ndihmonte bizneset e vogla, dikush tjeter turizmi…por kur eshte fjala per rrugen per te ardhur ne Shkoder dhe hyrjen e qytetit, te gjithe bien dakort qe eshte prioritet.
U tregova dhe ndava me ta disa ide me te cilat po punon Hernandes (arkitekti i projektit te Marubit e Shirokes). Kur te jene gati do t’i diskutojme me gjeresisht sigurisht.
Nga aty me disa prej tyre shkuam te Teatri, Zemra e Shkodres, i renduar nga pesha e viteve, por rrezatues nga historia dhe dashuria e shkodraneve per te. Biseduam me drejtoreshe Riten, pergatitjen per festivalin Lulebore dhe disa plane te saj, bashke me preokupimin e saj per nje ristrukturim te teatrit. I premtova se do te shkoja se bashku me Ministren e Kultures, znj. Elva Margariti, per te pare nese mund te bejme nje nderhyrje restauruese. Dhe aty ne telefon i morem nje premtim ministres qe e priti me shume kenaqesi ftesen per te ardhur.
Kjo ishte vetem nje nga ditet, por mendoj te vazhdojme diskutimet me grupet e interesit dhe me bashkine, dhe kedo te interesuar per te percaktuar prioritetet e duhura qe ne si deputete te jemi ne sintoni me qytetin e me njeri-tjetrin.
Po pergatitet buxheti i detajuar dhe ne duhet te shkojme me nje mendim te qarte e te konsoliduar per prioritetet tona. Ky eshte katervjeçari per Shkodren ka thene Kryeministri, por dhe ne duhet te bejme pjesen tone. Secili te beje pjesen e punes se tij per Qytetin tone te mrekullueshem.