Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 20 vjeçares Konstandina Zanaj. Dyshohet se 20 vjeçarja dhe autori i ngjarjes, Fadil Likaj 30 vjeç nga Shkodra, kanë pasur një lidhje dashurie e cila kishte marrë fund, por që 30 vjeçari nuk ishte dakort.
Autori, kishte lënë takim me ish-të dashurën në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore. Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë vajza është jashtë rrezikut për jetën në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa, autori i plagosjes së saj, është Fadil Likaj, 30 vjeç me banim në Shtoj të Shkodrës është arrestuar menjëhërë pas ngjarjes.