Një polic është vrarë me armë zjarri në Lezhë. BalkanWeb mëson se viktimë ka mbetur efektivi 44-vjeçar, nënkomisar Saimir Hoxha në zonën e Ishullit.
Ai ishte pjesë e patrullës së Policisë që kontrollonin për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes në veri të vendit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar me inicialet A.R. është shpallur në kërkim.