Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak pas mesditës së sotme. Një i ri ka sulmuar me thikë duke i plagosur rëndë gjyshin dhe gjyshen e tij. Dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje për çështje parash. I riu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur i ka qëlluar me thikë gjyshin dhe gjyshen në banesë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.