Evi Kokalari ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së, ku thuhet se do e padisë për shpifje. Kokalari deklaroi në Durrës, se Basha e ka shkëmbyer Berishën, me “dosjen ruse”.
Kokalari tha se do të shkojë në SHBA dhe do të punojë me Kongresin për të kuptuar se përse u mbyll dosja e Bashës.
“Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!!
Ndërkohë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtësisht me anëtarët e Kongresit për të kuptuar nëse akuzat ndaj Lulzim Bashës për pagesa të paligjshme ndaj një firme lobuese në Uashington janë rrëzuar, dhe nëse po, PSE?. Partia Demokratike e Shqipërisë është e Sali Berishës, dhe unë jam bijë e saj”-shkruan Kokalari.