Nesër, të premten 1 tetor 2021, ora 18.00, ish- kryeministri Sali Berisha ka njoftuar vijimin e turit të tij “Foltore” në Shkodër. Deri tani, janë shprehur publikisht për pjesëmarrje në takimin e Berishës disa antarë të Kryesisë së PD- së Shkodër por edhe kryetarë grupseksionesh.
Ata kanë shpërndarë në profilet e tyre në Facebook njoftimet për takimin, ndërsa tashmë ka ardhur edhe një tjetër konfirmim për pjesëmarrje. Duke publikuar një foto me ish- kryeministrin Berisha, Arvit Bushati, kryetar i FRPD Shkodër, ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në takim.
“Nesër në orën 18:00 do jem në “Foltoren për Partinë Demokratike” që zhvillohet në Kinema Millenium. Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën. #mëtëfortë”, shkruan Bushati të publikimin e tij në Facebook. /ShkodraWeb/