Moti për ditën e premte, 1 tetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në jug dhe jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 11/21°C
Zona e ulët 12/27°C
Zona bregdetare 16/27 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari