Dionis Pepa, 22 vjec, me origjine nga Kashnjeti, familja e te cilit prej disa viteve eshte zhvendos ne Rrile te Lezhes, ka pesuar nje aksident tragjik ne Itali duke humbur jeten pas perplasjes fatale me tren.
Mediat vendore ne Itali njoftojne se 22-vjeçari me kombësi shqiptare vdiq pasi u godit, pak para orës 6 të mëngjesit te dites se sotme, nga një tren në linjën Venecia-Adria, në Oriago di Mira.
Nje humbje e madhe per babain e tij Jak Pepa dhe nenen, motrat e tij, dhe gjithe rrethin familjare e te aferm.
Shoke te tij, qe e kane njoh nga afer, thane se ai ka ardh qe i vogel ne Itali duke punuar kryesisht ne ndertim, nderkohe qe nga Bari ishte zhvendos ne Venecia ne Oriago Di Mira ku ne nje status ne fb e tij shenon “vendi me i bukur ne bote”. Ngushellime te thella per familjen! /Publikuar në Facebook nga Gjergj MARKU, gazetar/