Mbremja e sotme ka sjelle nje lajm aspak te mire per volejbollin shkodran. Eshte ndare nga jeta nje nga emrat e njohur te tij ne vitet ’60- ’70 Mihail Shtirkiq ose siç e njihnin te gjithe, Bato Lashova.
Ai eshte ndare nga jeta ne moshen 76 vjeçare duke lene padyshim nje pikellim te madh tek familja e tij, por edhe tek shoket, koleget dhe miqte e tij.
Mihail ka lindur me 23 gusht te vitit 1945 dhe ndryshe nga i vellai, Theodori qe zgjedh te merret me atletike, ai zgjedh volejbollin. Luan ne pozicionin 4, ate te shuterit dhe dallohet per pergatitjen e larte fizike.
Pas aktivizimit me ekipin e te rinjve, do te kalonte me te rriturit e Vllaznise ne vitin 1964. Nje vit me vone, do te kalonte tek Partizani me te cilin do te luante deri ne vitin 1966 kur mbaron periudhen e sherbimit ushtarak. Me kete skuader luan si i federuar me emrin Mihail Lashova.
Ne vitin 1967 kthehet ne Shkoder, per te luajtur me Vllaznine per 10 vjet me rradhe deri ne vitin 1977. Gjate ketyre viteve do te fitonte tre Kupa te Republikes, pikerisht ne vitet 1969, 1970 dhe 1973.
Kontributi i tij ne volejbollin shkodran dhe ate shqiptar per 14 vjet me rradhe, padyshim qe e ka shnderruar ate ne nje element te rendesishem me kontributin e dhene per kete sport.
Me rastin e ndarjes nga jeta te tij, i shprehim ngushellimet familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe komunitetit te volejbollit, per humbjen e nje pjestari te denje te tij. /Nga Gjergj KOLA/