Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Si burri dhe gruaja të përfshirë kanë ndërruar jetë.
Mësohet se 26-vjeçari Kliton Pira ka qëlluar me thikë shtetasen e huaj nga Gana e identifikuar si Jawsackie Jaboah, 31-vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia e katit të 8-të.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.