Është vetëdorëzuar në policinë malazeze personi i akuzuar si ekzekutor i ish- të dashurës së tij. I mbiquajtur me nofkën “përbindëshi”, shqiptari Ilir Gjokaj, 28 vjeç, është dorëzuar natën e kaluar. Mbi të rëndon akuza për vrasjen e 19 vjeçares Sheila Bakija dhe plagosjen e babait Shaban Bakija.
Nga 30 shtatori kur kreu veprën e rëndë, Gjokaj ishte në arrati teksa opinioni publik u mobilizua publikisht kundër tij, duke kërkuar arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë. Teksa policia nuk mundi ta arrestonte, 28 vjeçari zgjodhi që të vetëdorëzohet në policinë malazeze.