Është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Emri i Ardi Veliut u propozua nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe u miratua nga kryeministri Rama.
Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit. Vendimi është marrë disa minuta më parë.