91 vite më parë do të vinte në këtë botë një nga emrat më të rëndësishëm të artit e në veçanti pikturës, në Shkodër e Shqipëri. Pa më të voglin dyshim, Lulani, konsiderohet një nga artistët e arteve figurative më të spikatur në hapësirën mbarë shqiptare.
Ismail Lulani lindi më 26 mars 1933 në Tuz , Mali i Zi. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlersua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademine e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë.
Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova”) në qytetin e Shkodrës. Ai ishte antar i lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijmtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret , natyra të qeta.
Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse. Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë.
• Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
• Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
• I është akorduar titulli “Naim Frashri i klasit të Parë”
• Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon “Ikja në Egjipt”
• Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” .
• Nje nga rruget e qytetit te Shkodres mban emrin e tij.
Ismail Lulani mori pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat ,Romë (Itali), Paris( Francë), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinë, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlersimet më të larta nga krtika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj. Ai mbetet një nga emrat më të shquar në historine e artit shqiptar.