Kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise Skender Gjinushi i ka dhene pergjigje akuzave te deputetit te PD Agron Gjekmarkaj lidhur me pretendimin e tij per shkrirjen e Akademise se Studimeve Albanologjike.
Gjinushi tha se nuk behet fjale per nje shkrirje por per nje bashkim te Qendres te Studimeve Albanologjike me Akademine e Shkencave. Kjo po behet tha Gjinushi ne menyre qe qeveria te ktheje me shume syte nga shkenca.
Gjinushi kete deklarate e beri ne aktivitetin per 85-vjetorin e lindjes se akademikut te shquar shkodran Bahri Beci.
Skender Gjinushi: Keni ngaterruar me pyetjet e politikes se nuk ka kontradikta as mendime te tilla. Behet fjale per nje bashkim te akademise se studimeve albanologjike me akademine e shkencave. Akademite si rregull ka ne gjirin e tyre edhe rrjetin e caktuar te instituteve dhe ky eshte nje nga modelet me produktiv qe ekziston aq me teper ne nje vend te vogel i cili ska komoditetin qe te kete nje akademi honorifike.
Nuk e di nga e keni kete fjalen e shkrirjes por behet fjale per ngritje dhe pikerisht eshte zgjedhur qe si hap i pare te jene akademite institute albanologjike per vete faktin qe akademia e shkencave prioritare ka zhvillimin e shkencave albanologjike.
Prandaj do zhvillohet edhe Kuvendi albanologjik pas 40 vjetesh dhe cdo eshte eshte ne mirekuptim dhe bashkepunim dhe gjithe ajo behet qe qeveria, politika te kthejne me shume syte nga shkenca, albanologjike, te natyres dhe teknologjike. Tani sot mbyllet ne Tirane nje nga konferencat me te medha nderkombetare te nano teknologjise.
Z.Gjekmarkaj tha se eshte nje vendim politik qe kater institute me mbi 100 kerkues do te jene nen urdherat tuaj pa u diskutuar me pare me ekspertet?
Tani kuptoj qe ky eshte nje burim i gabuar qe eshte politik. Kush flet ne menyre politike sigurisht qe nuk u pergjigjem atyre se s’kam pune sepse akademia nuk jep urdhera sepse institutetet jane vete akademia ne kuptimin qe eshte pjesa ku punojne vete akademite, prodhojne dhe nuk mund te varesh nga vetvetja dhe kuptohet qe akademia e shkencave historikisht eshte garantja kryesore e mbrojtjes se lirive akademike per institucionet e tjera qofte per institutet qe brenda dhe jashte saj, qofte per universitetet pra nje nga oponencat qe duhet ti beje qeverise eshte pikerisht ti tregoje caqet kur ka tendenca per te rritur kontrollin apo per te ndikuar tek kerkimi shkencor gje qe eshte tashme ne kushtet e demokracise eshte vetem nje utopi sepse nuk mund te ndodh.
Ka edhe nje debat te rihapur per çeshtjen e gjuhes shqipe dhe besoj ju keni nje rol thelbesor?
Prandaj behet edhe Kuvendi sepse ne ate Kuvend jane ftuar te gjithe albanologet. Aktualisht ka mbi 80 albanologe nga qendrat me te njohura, edhe nga jashte dhe kuptohet qe ne gjithmone i referohemi te huajve ne debatet e vogla brenda por ketu behet fjale per gjuhen shqipe dhe eshte problem i yni dhe kam thene gjithmone qe kemi eshte qe te mbrojme gjuhen nga te tjeret, jo nga vetja domethene se akadamia eshte duke perpunuar nje ligj per mbrojtjen e gjuhes dhe perdorimin e saj ne respektimin e standardeve qe te rinjte te mos kene ndikimin e gjuheve te tjera. Tashme anglishtja eshte bere nje gjuhe e dyte por nuk duhet te zevendesoje shqipen ose te deformoje gjuhen shqipe.
Sa i perket problemeve te specialisteve per raportin mes gjuhes standarde dhe dialekteve ky eshte nje problem kudo.
Sigurisht qe dialektet kane zhvillimin e tyre te lire dhe shkalla pastaj e perfaqesimin apo permiresimit te standardes me dialektet eshte problem specialistesh dhe nuk shoh kontradikte dhe nuk duhet kthyer ne nje problem ndarje absolutisht pasi eshte nje problem evolucioni, zhvillimi qe ndodh natyrshem kudo.
Si ju duket politika nga jashte si nje akademik?
Nje nga premtimet dhe angazhimet qe kam marre kur kam ardhur ne kete detyre ishte qe ta akademizojme politiken dhe te politizojme akademine , pra sigurisht qe nga politika ka shume debate shterpe, ka debate te panevojshme dhe ajo qe demton me shume eshte kur ne vend te debatit per zgjidhje behet thjeshte debat, pra vetem per interesa partiake apo secili mbron pikepamjen e vet apo interesat e veta dhe kjo gje nuk duhet te ndodhi ne boten akademike sepse shkenca ne fund te fundit ka ligjet e saj dhe fiton ai qe ka me shume argumente.
Ju vjen keq qe ishit politikan sot qe jeni nje akademik?
Nje fare pishmanlleku e kam por iku tani.