Ditën e sotme ka nisur puna për vendosjen e shtresës së barit të ri sintetik në fushën sportive “Reshit Rusi”. Bashkia Shkodër i ka dërguar një shkresë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke autorizuar FSHF- në të përdorë fondin e solidaritetit që përfiton KF Vllaznia sh.a. për të mundësuar zëvendësimin e tapetit sintetik.
Procesi i punës ka nisur dhe brenda pak ditëve, fusha sportive “Reshit Rusi” do të ofrojë kushte optimale për stërvitjen e ekipit të parë, ekipit të femrave, të ekipeve të Akademisë “Vllaznia” por edhe të skuadrave të tjera që e përdorin për kampionate të ndryshme ku marrin pjesë.
Tapeti i vjetër ekzistues, në fakt kishte vite që ishte degraduar tërësisht sepse kanë kaluar plot 12 vjet nga shtrimi i tij dhe ai kishte sjellë edhe shumë dëmtime të futbollistëve. Por me ardhhen e tapetit të ri tashmë gjërat do të jenë krejt ndryshe. Mësohet se shtrimi i tij do të zgjasë disa ditë dhe fusha e re pritet të jetë e gatshme në fund të muajit tetor.