Kancelari austriak Sebastian Kurz dha dorëheqjen mbrëmjen e së shtunës pasi u përfshi në një skandal korrupsioni.
Ai tha se do t’ia dorëzojë kancelarinë ministrit të jashtëm Alexander Schallenberg.
Autoritetet austriake bastisën zyrat e Kurz dhe selitë e partisë në Vjenë të mërkurën mes dyshimit se ai dhe rrethi i tij i ngushtë komplotuan për të përvetësuar fondet publike për të korruptuar sondazhet dhe figurat e shquara të medias në këmbim të mbulimit të favorshëm.
Bastisjet shënuan një përshkallëzim domethënës të hetimit të korrupsionit të prokurorëve ndaj Kurz, i cili tashmë përballet me padi të mundshme në një rast të veçantë që përfshin akuzat për deshmi te rreme ne lidhje me dëshminë e betuar që ai dha para një hetimi parlamentar vitin e kaluar.