Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka pritur në një takim Marinko Culafic, president i Shoqatës “Komuniteti Malazez në Shqipëri”. Ajo çfarë është diskutuar në këtë takim, është bërë e njohur nga vetë kryebashkiakja Ademi, përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare në Facebook:
“Kënaqësi të takohem dhe të bashkëbisedoj me z. Marinko Culafic, president i Shoqatës “Komuniteti Malazez në Shqipëri”.
Gjatë bisedës me z. Culafic, u njoha nga afër me këtë shoqatë, diskutuam mbi komunitetin malazez në Shkodër, kontributin e tij dhe mundësitë për zhvillim, për të intensifikuar bashkëpunimin në interesin reciprok.
Shkodra është bashkia ku jeton pjesa më e madhe e komunitetit malazez në Shqipëri, i cili është një pjesë integrale dhe e rëndësishme.”; shkruan në publikimin e saj kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.