Vllaznia dhe Dinamo luajnë nesër në 19:45 për javën e pestë të Superligës. Në “Loro Boriçi”, shkodranët do kërkojnë pikët kundër bluve, me trajnerin Thomas Brdaric që ka treguar se ekipi ka disa probleme.
Në konferencë për shtyp, gjermani i ka dhënë një përgjegje edhe ish-it të sfidës Imami, me këtë të fundit që tregoi se Vllaznia do dalë pa pikë nesër.
“Puna në ekip për mua është më vendimtare. Vllaznia është një skuadër, janë tifozët, lojtarët dhe ekipi.
Mungesa – Sigurisht që ka impakt dhe do duhet të bëjmë zëvendësime. Nuk kemi vetëm 11 lojtarë, kemi 24. Gjithsecili ka mundësinë e vet për të treguar veten.
Kemi bërë një punë pozitive, ashtu është edhe ajo që bëjmë. Kemi disa probleme për të zgjidhur edhe gjatë javës. Të jemi të përqëndruar sepse jemi në proces zhvillimi. Të aftë jemi për t’u mbrojtur me të gjithë lojtarët.
Duhet të jemi më shumë se 100 përqind në këtë ndeshje. Futbolli sot kërkon që të jemi agresivë, Dinamo luan mirë futboll dhe e ka treguar. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë.
Stadiumi dhe kthimi në të – Ndikon te ne. E kemi përballuar në mënyrë profesionale mungesën e fushës sonë. Gjashtë ndeshje jashtë janë shumë. Ndeshjen nesër duhet ta shijojmë dhe t’u tregojmë të gjithëve se jemi aty, me ndeshjen që është e rëndësishme. Mendoj se ekipet janë të balancuara dhe do mundohemi të tregojmë punën e bërë gjatë javës.
Imami dhe batuta? Më pëlqejnë mendimet e Imamit, le të flasim pas ndeshjes.
Sulmi dhe konkurrenca – Konkurrenca duhet të sjellë zhvillim dhe mendoj se ne kemi lojtarë në çdo repart që mund të bëjnë këtë”, tha Brdaric.